ASH: BDl harron kontratën e Visar Ganiut, dështon në realizimin e premtimeve

Shpërndaje

Bankinat e betonit të vendosura si barrikada në Çair në bulevardin më të frekuentuar “Cvetan Dimov” ishin një tallje në vete me qytetarët e Çairit, por vula e kësaj talljeje u bë edhe më evidente me grafitet e shkruara në këto bankina nga ana e Qytetit të Shkupit bashkë me komunën e Çairit!

Qytetarët e Çairit nuk meritojnë trajtim të tillë nga ana e vetë autoriteteve komunale të cilat janë të obliguara që rrugët e Çairit t’i rregullojnë sipas standardeve moderne ashtu siç edhe kishin premtuar.

Është më se e vërtetë se me vite kjo rrugë ka nevojë për rregullim infrastrukturor, rregullim ky që ishte premtim i BDl-së për çdo cikël zgjedhor, por që fatkeqësisht përfundoi si një tallje ndaj qytetarëve!

Për fëmijët, të rriturit, e të gjithë qytetarët e Çairit këto barrikada nuk paraqesin asnjë lloj sigurie përpos se një kaosi edhe më të madh.

Nëse kjo është mënyra se si BDl i zgjidh problemet e qytetarëve, pyesim publikisht se si do të zgjidhet çështja e kanalizimit që njëjtë është problem shumë vjeçar i qytetarëve të Çairit, si do të ndjehen të sigurt qytetarët kur kuadro të BDl-së lejojnë plaçkitje të postës, e mos vallë BDl mendon se nevojat e nxënësve do t’i plotësojë me vendosjen e emrave të tyre nëpër grafite ?!

Nga 158.332.118 denarë të ndara për infrastrukturë sipas “kontratës” së Visar Ganiut pyesim kryetarin e komunës sa i kushtuan bankinat e betonit ? Sa para ndau qyteti i Shkupit e sa komuna e Çairit për këtë projekt të dështuar? Sa para nga buxheti komunal do të numërohen si të shpenzuara për këtë projekt ?

Ftojmë kryetarin e komunës së Çairit ta lexojë kontratën e vet, të nënshkruar nga ai dhe t’i rikujtojë obligimet që dalin nga një nënshkrim i dhënë para mijëra qytetarëve!

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu kërkon nga autoritetet t’i largojnë bankinat e betonit dhe bulevardi të ndahet me shtigje të gjelbra në mes, ashtu siç duhet edhe siç e meritojnë qytetarët.

Aleanca për Shqiptarët,
Dega Çair