Ekskluzive: Martohet Reis Sulejman Rexhepi, dalin fotot nga kurorëzimi me vajzën e re! (Foto)

Shpërndaje

Sulejman Rexhepi edhe zyrtarisht ka kurorëzuar dashurinë e tij me vajzën e moshës shumë të re nga Shkupi, kështu shkruan faqja në Facebook “Shkupi nisma”.

Postimi i plotë:

Sulejman Rexhepi edhe zyrtarisht ka kurorëzuar dashurinë e tij me vajzën e moshës shumë të re nga Shkupi.

Martesa e kësaj natyre ku shihet qartë diferenca në moshë si duket nuk ka qenë pengesë për aktivisten politike Emine Jetish që aktin e kurorëzimit me Sulejman Rexhepin ta bëjë publike edhe në rrjetet sociale me mbishkrimin “Unë them, Po” kështu duke i thënë PO të madhe Sulejman Rexhepit si bashkëshort.

Përndryshe, kryetar i BFI-së, Sulejman Rexhepi para disa muajve ka festuar ditëlindjen e tij ku mbushi 74 vjet, kurse bashkëshortja e re e kurorëzuar është e moshës 24-25 vjeçare.

Sipas të dhënave që kanë ardhur në redaksinë tonë kurorëzimi i çiftit është mbajtur në Konakun privat të Sulejman Rexhepit në Kondovë në një atmosferë familjare, në foto shihet dhe krahu i Sulejman Rexhepit dhe ora “misterioze” e tij Rolex menjëherë afër bashkëshortes së re.

Burimi lajmit në facebook:

Nga portali Libertas:

Mediumet thonë që kanë siguruar fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit. Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.

Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.