Kush duhet të vetëkarantinohet 14 ditë pas paraqitjes në pikat kufitare?

Shpërndaje

Në një konferencë për medie sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka shpjeguar procedurat rreth vendosjes së personave në karantinë, shkruan ALBAZONE MEDIA.

Ai ka shpjeguar se cilët persona rekomandohen të vetkarantinohen 14 ditë pas paraqitjes në pikat kufitare.

Kjo u ritheksua edhe një herë përmes një postimi në “Facebook” nga Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

1. Personat me probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe sëmundjet kronike;

2. Personat e moshës mbi 70 vjeç (viti 1950);

3. Fëmijët nën 18 vjeç, që janë pa shoqërim të prindërve;

4. Profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të COVID-19 (mjekë, policë dhe pjesëtarë të FSK-së);

5. Personave që hyjnë në RKS dhe do të jenë përcjellës për varrime të familjarëve të tyre.

Këtyre personave, që rekomandohen për izolim për të parandaluar COVID-19, duhet t’u shpjegohet protokolli i izolimit dhe kushtet e rrethanat e qëndrimit në karantinë shtëpiake 14 ditë dhe të njëjtit nënshkruajnë një deklaratë nën betim për respektim të rregullave të vetizolimit.

Me këto rregulla ai tha se janë njoftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës në ambasada dhe në konsullata.