Legalizohen dhjetëra xhami në Komunën e Gostivarit

Shpërndaje

Janë ndarë dje legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i cili dokumentacionin e legalizimit personalisht ia ka dorëzuar muftiut të Gostivarit, Shaqir Ef. Fetahu.

“Sot personalisht ia dorëzova akt-vendimet për legalizimin e këtyre objekteve, dhe e shpreha kënaqësinë e veçantë para muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu, që ky akt bëhet në natën e madhe të Kadrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka thënë Taravari.

Objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim janë Xhamia e Sahatit, Xhamia e Lagjes së Re, Xhamia te bunari i Tafës – Debresh, Xhamia e re – Jellovcë e Poshtme, Xhamia e re – Llakavicë, Xhamia e re – Padalisht, Xhamia e re – Strajan, Xhamia e re – Tërnovë, Xhamia e re – Sërmnovë, Xhamia e re – Gjenovic, Xhamia e Vjetër – Simnicë, Xhamia e re – Simnicë, Xhamia e re – Koritë, Xhamia e re – Turçan i Vogël, Xhamia e re – Turçan i Vogel i vjetër, Xhamia e re – Turçan i Madh, Xhamia e re – Banjicë e Poshtme, Xhamia e re – Reçan, Xhamia e re – Vërtok, Xhamia e re – Mirditë, Xhamia e vjetër – Mirditë, Xhamia e re – Zdunjë, Mektebi i Xhamisë Loke – Çegran, Mektebi – Forinë, Mektebi i Lagjes së Re, Mektebi te Xhamia e Lajthisë, Teqa Bektashiane – Vërtok dhe Teqa e Halvetlinjëve – Vërtok.