Maqedonia dhe Kosova mund të shkojnë në zgjedhje për një ditë-më 14 qershor!

Shpërndaje

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në pushtet tashmë ka edhe propozim konkret për mbajtjen e zgjedhjeve. Pasi kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, deklaroi se vendi duhet të shfrytëzojë rastin e parë për të shkuar në zgjedhje pas qetësimit të pandemisë, kjo parti pritet të propozon 14 qershorin si datë konkrete për mbajtjen e tyre, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas mediumeve maqedonase, ky propozim ka dalur nga takimi i kryesisë partiake me udhëheqësit e Shtabeve zgjedhore të gjashtë njësive. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta, sepse sipas tyre rreziku nga pandemia ende është real.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni duheshte të mbahen më 12 prill, por u anuluan shkaku i pandemisë.

Partitë shqiptare në Maqedoni për momentin nuk kanë ndonjë qëndrim më të theksuar lidhur me datën e re të zgjedhjeve.

Ndryshe edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me herët ka propozuar 14 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së tij.