Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kërkon hetim të shkeljeve që u bënë në manastirin Bigorski në Strugë

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka kërkuar hetim të shkeljeve që janë bërë nga Kisha Ortodokse Maqedonase në Manastirin Bigorski në Strugë ku është mbajtur një liturgji me pjesmarrjen e qytetarve të cilët gjithashtu kanë shkelur rekomandimet e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.

“Skenat të cilat i shohim sot nga Struga janë thellësisht dëshpëruese për mua. I cilësoj vetëm si mosrespektim i plotë i punëtorëve shëndetësor dhe të gjithë atyre që natë e ditë punojnë që ta tejkalojmë këtë krizë. Nga fillimi vazhdimisht përsëris se pa mbështetjen e qytetarëve, punëtorët shëndetësor nuk mund të bëjnë asgjë. Tekstualisht asgjë. Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv, patjetër t’i respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu, kërkoj që të bëhet hetim se si është lejuar të ndodhë një tubim i tillë i cili është rreptësisht i ndaluar. U bëj apel qytetarëve të përmbahen nga çfarëdo lloj tubimi që përfundimisht ta kthejmë jetën në normale”, ka shkruar Filipçe në Facebook.