Pamje nga aksidenti i rëndë Prishtinë- Shkup (video)

Shpërndaje

Sot rreth orës 21:45 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Shkup, më konkretisht në fshatin Babush.Në videon që ka siguruar redaksia e Klan Kosovës, vërehet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha, i cili ka shtuar se ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

“Rreth orës 21:45 në rrugën Prishtinë- Shkup në Babush është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore”.“Njësiti kompetent për menaxhim në autostradë ka dalë në lokacion për t’u marrë me rastin si dhe janë njoftuar edhe ekipet tjera të emergjencave për procedura të tjera”.