Pamje – Vajza 16 dhe 17 vjeçare duke punuar në masazhet në Prishtinë

Shpërndaje

Në rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë të premte u transmetuan pamjet pas kontrollit së bizneseve të masazheve në Prishtinë.

Në aksionin e policisë, Policia e Kosovës ka hasur në punëtore 16 dhe 17 vjeçare, të cilat kanë punuar në bizneset e masazheve.

Vajzat më pas janë shoqëruar në stacionin policor.

Policia po ashtu pas bastisjen së katër lokacioneve ka mbyllur bizneset për shkak se nuk janë të lejuar të punojnë për vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë biznese të ndaluara në këtë fazë të hapjes.

Këto aksione në bizneset e masazheve u bënë pas dyshimit se nuk po respektohen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë pas pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, pas aksionit të katër lokacioneve, në një masazh në Prishtinë shihet një burrë nga Peja, i cili ka vizituar masazhet në Prishtinë.

Policia te i dyshuari nuk kanë gjetur asnjë dokument identifikues.