Rama: “MIRËMËNGJES, nuk flas fare, shihni e gjykoni vetë…” (Video)

Shpërndaje

“Bëhuni gati që ta besoni atë që do shikoni”, do u thoshte kryeministri Rama gazetarëve në një konferencë shtypi pak ditë më më parë, referuar shndërrimit të plotë të Pallatit të Operas dhe Baletit.

Dhe, duke e ndërfutur rikonstruksionin e kësaj të fundit në debatin e madh mbi fatin e Teatrit Kombëtar, ku projekti qeveritar është ai i rrafshimit të godinës së vjetër për të ndërtuar një të re krejt tjetër, shefi i qeverisë ka ofruar pamjet e asaj se çfarë transformimi ka ndodhur në TOB.

“…dhe s’po flas fare për çfarë do të shihni e gjykoni vetë…”, shkruan Rama.

Ndërkohë, duhet kujtuar se grupimi që është kundër prishjes së godinës ekzistuese të TK-së, mbron idenë se ajo mund të rikonstruktohet duke mbetur siç është. Ndërsa një teatër i ri mund të ndërtohet gjetiu. Por qeveria thotë se nuk ka mundësi financiare për një të ri me fonde publike, e ndaj është i detyruar që të futet në një marrëveshje me privatin për dhënie trualli publik për ndërtim, e marrje prej tij financimin e Teatrit të ri, aty ku është ekzistuesi, pa harxhuar asgjë nga buxheti.