Pendarovski kundër zgjedhjeve pa monitorim ndërkombëtarë

Shpërndaje

Pa monitorim ndërkombëtar dhe verifikim të procesit zgjedhor, as që dua të mendoj për zgjedhje, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit Kombëtarë.

“Ne jemi në pritje të fillimit të negociatave me BE-në dhe nëse nuk kemi verifikim ndërkombëtar në gjithë procesin zgjedhor, për kredibilitetin, integritetin dhe rezultatet përfundimtare…pa këto ne nuk mund të shpresojmë fare se do të fillojmë negociatat me BE-në”, tha Pendarovski.