Qeveria Kurti sot raporton për 100 ditëshin

Shpërndaje

Qeveria në detyrë e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti mban sot mbledhje, ndërsa do të raportojë për 100 ditshin e qeverisjes. Ndryshe, një ditë më parë Qeveria Kurti shënoi 100 ditët e saj në pushtet, ndërsa gjysmën e këtyre ditëve i kaloi si Qeveri në detyrë.

Qeveria Kurti e cila u votua më 3 shkurt u rrëzua pas 53 ditësh, me një mocion të mosbesimit që kishte iniciuar partia në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, e që ishte përkrahur edhe nga partitë opozitare. Për rrëzimin e Kurtit më 25 mars, kishin votuar 82 deputetë.