Ndërroi jetë Isen Iseni, i njohur si “Plaku i Llojanit”

Shpërndaje

Në moshën 93 vjeçare ka ndërruar jetë, Isen Iseni, i njohur në opinion si “Plaku i Llojanit”.

Va*rrimi i të ndjerit do të bëhet sot në va*rrezat e fshatit Llojan, në ora 15;00. “Plaku i Lojanit” u bë i njohur për kritikat e ashpra ndaj politikanëve shqiptarë dhe maqedonas për mosrealizimin e premtimit për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Luginën e Preshevës në Serbi. Iseni u bë protagonist i rrjeteve sociale dhe i shumë mediave, të cilat kishin shkuar në fshatin e tij kufitar për ta vizituar.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Iseni, kurse të ndjerin Zoti e shpërbleft me XHENNET!