Seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës (LIVE)

Shpërndaje

Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake.

Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë tarifën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj. Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia./TV21