Të bur.gosurit kapen nga kamerat duke infektuar qëllimisht njëri-tjetrin me koronavirus

Shpërndaje

Një grup të bur*gosurish në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është infektuar qëllimisht me koronavirus, me qëllim për t’u liruar më herët nga bur*gu. Pamjet e kapura nga kamerat e bur*gut dëshmojnë se si të bur*gosurit i kalojnë njëri-tjetrit një shishe me ujë.

Gjatë një konferencë për shtyp, komandanti i policisë Alex Villanueva deklaroi se 21 të dënuar kanë infektuar njëri-tjetrin me koronavirus duke ndarë mes tyre një shishe me ujë të ngrohtë dhe duke përdorur të njëjtën maskë.

“Përmes ujit të ngrohtë, ata po tentonin që të shtonin në mënyrë të rreme temperaturën trupore për të krijuar një simptomë të koronavirusit”, tha Villanueva. Sipas zyrtarit të policisë, të bur*gosurit shpresonin se gjykatësi do t’i lejonte ata që të liroheshin më herët nga institucioni i dënimit dhe të vendoseshin në arrest shtëpie pas konfirmimit me koronavirus.