Zvicra ju flet shqip! Merci Suisse! Danke Schweiz!

Shpërndaje

Shkruan: Nefail Maliqi

Sa herë që shkruaj për Zvicrën, përkundër lavdatave ka disa edhe që më kritikojnë pse unë si autor po e lavdëroj Zvicrën. Përgjigja jonë do të ishte kjo, pse Zvicra e meriton një gjë te tillë:

Po ku mos me lavdru, që po ta respekton gjuhën (edhe në administratën) po ta lejon flamurin, fenë. Plus kësaj po të shkollon, po të edukon, po të jep bukë, po i ushqen 500 mijë shqiptarë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, e troje tjera.

Merre me mend, shqiptaret sot kanë më shumë të drejta dhe respektohen në Zvicër se sa në Serbi?! Sikur të mos ishte kështu, sot Zvicra nuk do të ishte shembull në botë për tolerancë dhe demokraci!

Hajde tash, ku mos me lavdru? Bile pak jemi duke e lavdru se sa duhet.

Sot Zvicra po ti mban 300 mijë shqiptarë. Paramendo, sikur edhe në nga Zvicra apo tërë diaspora të ishim atje në Kosovë, çfarë kaosi do të bëhej ne Kosovën tonë ashtu-kështu në kaos, në «merde» (Scheiße) siç është sot!

Dikush thotë «po vala Zhvicla ka nevojë pël neve»?! Hamamin ka nevojë për ty, a s’paska valla italianë, portugezë, polakë, spanjollë.. e për bishtin tand paska mbetë?!

A e dini një gjë se Zvicra më shumë bën për neve, se sa ne për të. Bile bën tepër, përkundër disa të zezave që ja bëjnë shqiptarët këtij vendi, n’midis qytetit shqipja e shkel BMW 180 km/h në rrugë, e paraparë vetëm 30?! E mos të flasim për disa gjera negative që përditë shkruajnë gazetat.