36 vjet e hapi kanalin me krah, për ti sjellë ujë fshatit (Video)

Shpërndaje

Një fermer tepër këmbëngulës kinez kaloi 36 vjet duke gërmuar një kanal nëpër tre male dhe 10 kodra, duke përdorur mjete dore dhe eksplozivë për të sjellë ujë në fshatin e tij të largët.

Huang Dafa hapi një kanal uji rreth dhjetë kilometra në gjatësi. Dafa, së bashku me fshatarët që besuan në planin e tij, gërmuan kanalin e ujit çdo ditë që nga viti 1958. Projekti u përfundua në fund të 1994.