Ali Ahmeti: Besoni se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë (Video)

Shpërndaje

Lideri i BDIsë i fton shqiptarët të besojnë në ëndrrat e tyre dhe mos të ngrejnë dorë nga synimet sepse ato mund të realizohen nëse bashkohemi.

“Sigurisht, shumë njerëz nuk do të kishin besuar gjithashtu, se gjuha shqipe do të ishte një gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ose që flamuri do të valonte i lirë dhe që do të kishim tre universitete në gjuhën shqipe. Por ne, ca prej nesh që guxuan të synojnë realizimin e ëndrrave, e dinim se mund t’ia dilnim. Ne e arritëm këtë së bashku. Siç do të bëjme edhe tani.

Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton
partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.” shkruan Ahmeti

Më tej, Ahmeti thotë që ëndrrat tona që nga viti 2001 janë realizuar sepse kemi qenë të bashkuar.
“Çdo gjë e ka një fillim. Çdo gjë fillon me një ëndërr. Të gjithë ne kemi ëndrrat tona, për fëmijët tanë, për veten tonë, për vendin. Ne shqiptarët, kemi ëndërruar për liri, për barazi dhe luftuam që kjo ëndërr të bëhet e vërtetë.
Sepse kur besojmë në diçka, ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka.

Si shqiptarë, ne kemi ditur gjithmonë se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qënë e rëndësishme dhe vendimtare, gjatë luftës, gjatë krizës dhe gjatë përpjekjeve tona të pandalura për barazi dhe integrim.

Kjo është arsyeja pse ne, bashkarisht, kemi arritur shumë në historinë tonë si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.” përfundon Ahmeti.