Djali nga Kosova i shkruan ministrit italian: “Më ndihmoni të gjej ushtarin që takova në 1999”. Vjen surpriza

Shpërndaje

Me rastin e 21 vjetorit të misionit të NATO-s në Kosovë, një djalë kosovar, Shpend Lila, i shkroi në Twitter ministrit italian të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini duke i kërkuar që ta ndihmonte të gjente një ushtar italian përmes një fotografie të ’99 së bashku. Dhe ministria e gjeti atë.

Pas mesazhit në Twitter i gjithë stafi i ministrit të Mbrojtjes u vu në lëvizje për të zbuluar identitetin e ushtarit, i cili në atë kohë ishte vullnetar në regjimentin 9 “Col Moschin”.

Ushtari që tashmë është një zyrtar i lartë në ushtinë italiane e mbante mend shumë mirë atë moment kur ka takuar djaloshin nga Kosova dhe u shpreh se ka dëshirë të kontaktojë me të.

Ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Kjo datë do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në librat e historisë pasi shënon triumfin ndaj agresorit serb dhe natyrisht çlirimin e vendit. Asokohe sul*met ajrore të NATO-s pushuan, për t’i mundësuar këmbësorisë hyrjen në Kosovë, që më pas do të largonin forcat serbe nga aty.