Eliot Engel: Ngrirja e fondeve për ta detyruar Kosovën për ndryshim të politikave ishte kundër MCC-së

Shpërndaje

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dje për ta hequr reciprocitetin me Serbinë, ka ardh vendimi tjetër nga MCC për zhbllokimin e fondeve për shtetin tonë.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, i është gëzuar lajmit që MCC zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën.

Sipas tij, kjo ndihmë nuk është dashur asnjëherë të suspendohej.

“Me vjen mirë që MCC po rifillon punën në Kosovë. Asnjëherë nuk do të duhej të pezullohej puna në radhë të parë. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC për të detyruar Kosovën për ndryshimin e politikave shkoi kundër asaj që MCC do të duhej të ishte”.