Kafenetë dhe plazhet në Ohër të mbushura me njerëz, nuk respektohen masat mbrojtëse (Foto)

Shpërndaje

Derisa në Shkup dhe në disa komuna tjera vazhdon ora policore, Ohri është stërmbushur me vizitorë. Nga fotografitë e siguruara nga Alsat shihet se plazhet dhe kafenetë janë të mbushura me njerëz të cilët në të shumtën e rasteve nuk i respektojnë masat e mbrojtjes dhe nuk mbajnë maska.

Në fotografi shihen grupe prej disa personash, ndërsa në restorante mund të hasen edhe në tavolina ku në kundërshtim me masat mbrojtëse ka më shumë se dy persona dhe pothuajse askush nuk mban maskë.

Ndryshe, qytetarët e të gjitha komunave në Shkup, komunat përreth Shkupit si Haraçina, Zhelenikova, Ilindeni, Petroveci dhe Studeniçani, si dhe komuna e Kumanovë, Likovës, Shtipit, Karbincit, Tetovës, Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës, Jegunocit, sot janë në ditën e tretë të karantinës së plotë e cila do të zgjas deri nesër në ora 05:00. Qytetarë të shumtë nga komunat me vendim për karantinë të plotë nga dita e enjte kishin vërshuar vendet ku ka masa më të lehta për qarkullim, respektivisht vendet ku ora policore nis nga ora 05 deri në orën 16:00.