Kandidati i BDl-së për Kryeministër, Naser Ziberi edhe dje vazhdoi fushatën nëpër varre!

Shpërndaje

Kandidati për Kryeministër shqiptar, Naser Ziberi, gjatë vizitës së vendit të pushimit të përjetshëm shprehi respekt për nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – Boris Trajkovskin dhe Imer Imerin.

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër , Naser Ziberi, vizitoi vendet e pushimit të përjetshëm të ish-presidentit Boris Trajkovski, si dhe ish-kryetarit të Partisë për Prosperitet Demokratik, Imer Imeri.

“Kemi nder dhe respekt të veçantë ndaj njerëzve që kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e karakterit multietnik të vendit, që lanë një trashëgimi të madhe të shndërruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila tashmë është bërë pjesë e preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore, si një nga shtyllat kryesore mbi të cilat ngritet vendi”, theksoi Ziberi.

Ai e vlerësoi si historik kontributin e Trajkovskti dhe Imerit në ndërtimin e shoqërisë së sotme multietnike, duke theksuar më tej se si vend medoemos duhet të përkujdesemi dhe ta përmirësojmë këtë trashëgimi, duke e përforcuar kështu besimin mes bashkësive etnike.

Nën kujdesin e Boris Trajkovskit si president i vendit, u mbajtën bisedime politike gjatë përpilimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe Imer Imeri si President i Partisë për Prosperitet Demokratik, ishte një nga katër përfaqësuesit politik që udhëhiqnin negociatat dhe që në fund nënshkruan këtë Marrëveshje.

Përndryshe, ditë më parë kandidati i BDl_së, për kryeministër, Naser Ziberi ishte për vizitë edhe në varet ku prehet ish kryetari PPD-së, Abdurahmnan Aliti, me ç`rast vendosi edhe lule të freskëta mbi varrin e tij në shenjë respekti për kontributin e tij.

Nuk dihet nëse ditëve të ardhshme do të vizitoj edhe varrin e Arben Xhaferit, pasi që edhe ai ishte njeri ndër kontribuesit e arritjes së Marrëveshjes së Ohrit./fol.mk