Kandidati i BDl-së për kryeministër, Naser Ziberi sheh ‘ëndrra’: Improvizon mbajtjen e seancës së parë konstitutive të Qeverisë

Shpërndaje

Po improvizojnë se kanë fituar zgjedhjet e 15 korrikut.

E kryeministri është zgjedhur Naser Ziberi kanditat i BDl-së.

Imagjinata shkon edhe më tej, Ziberi hap seancën e parë qeveritare jashtë Qeverisë.

“Bashkqytetarë të mi më lejoni që të hap mbledhjen e parë të Qeverisë së republikës së Maqedonisë së veriut”, tha Naser Ziberi Kanidati BDI-së.

Por në brendësi të mbledhjes filloi realiteti duke tregua plan programin e 100 ditëve të Qeverisë.

“Unë do të propozoj që në 100 ditëshin e parë që të krijoj një gjykatë për barazi që do të hetoj në rrënjët e tij diskriminim në nivel shtetëror nese ndodh që në sallën e gjyqit në punë, në shkollë në komunë dhe në çdo ambient tjetër të punës”, tha Naser Ziberi Kanidati BDl-së.

Për shkak të temperaturave të larta seanca e imrovizuar si duket u mbyll parakohe.

Në programin e tyre thanë se do të bëjnë disa ndryshime, himni me karakter multietnik, mësimi i detyrueshëm i gjuhës shqipe, veting për të gjithë, orari fleksibël i punës, fondi i të rinjve dhe inovacioni, janë vetëm disa nga përparësitë e programit qeveritar të Bashkimit Demokratik për Integrim./tv21