Klubet e natës, ahengjet dhe dasmat nuk lejohen as në Fazën e Tretë të lehtësimit të masave ndaj Coronavirusit

Shpërndaje

Dje gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë, u mor vendimi për lehtësimin e masave në luftën ndaj pandemisë COVID-19.Kështu që nga sot hyri në fuqi Faza e Tretë, e cila parasheh edhe një rikthim drejt normalitetit, ku janë hapur disa aktivitete biznesore, duke përfshirë këtu edhe gastronominë dhe kufjitë tokësor.Ndërkohë, Ministria e Financave, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar edhe Urdhëresën 01/11 për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike ku lejohen qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.Sipas të njëjtit dokument, thuhet se lejohen të operojnë qendrat tregtare në mjedise të mbyllura dhe lokalet e gastronomisë duke përfshirë këtu kafiteritë, baret dhe restorantet.

Ndërsa nuk lejohet puna e klubeve të natës, organizimi i ahengjeve dhe dasmave në salla të dasmave ose objekte të tjera dhe vepritari të ngjashme.E operatorët përgjegjës për qendrën tregtare duhet të marrë edhe disa masa të cilat janë të figuruara në këtë urdherëse, masa këto mbrojtëse kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK.Derisa, thuhet tutje se inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e MEPTINIS-it do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj urdhërese.