Kryeministri Rama publikon videon dhe jep mesazhin e rëndësishëm që në mëngjes

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet social nga ka treguar sesi janë transformuar 17 qendra shëndetësore brenda një viti në Tiranë. E gjitha kjo ka ndodhur në saj të programit për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.

Rama shkruan se gërmadhat e 20 e kusur viteve tashmë ia kanë lënë vendin qendrave shembullore të kujdesit parësor me kushte dinjitoze.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe me gërmadhat e 20 e kusur viteve rrënim të sistemit shëndetësor, që po ia lenë vendin hap pas hapi qendrave shembullore të kujdesit parësor, me standarde e kushte dinjitoze nga veriu në jug, nga cepi në cep, kudo ku deri dje as që bëhej fjalë për më shumë se sa karakatinat plot lagështi, zymtësi e zbrazëti, ju uroj një javë të mbarë

✅17 qendra shëndetësore dhe ambulanca u rindërtuan nga themelet vetëm në 1 vit në Tiranë, aq sa nuk ishte bërë në disa dekada bashkë për kryeqytetin!”, – shkruan Rama.