Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski: Kreu i kuvendit të caktojë datën

Shpërndaje

Pas pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme kreu i kuvendit Talat Xhaferi duhet me vendim të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve ka deklaruar kryetari i KShZ-së Oliver Derkovski.

Ai shtoi se derisa nuk merr këtë vendim nuk ka ndërmend të konvokojë seancë të komisionit ndërkohë që katër anëtarë të KShZ-së i kanë dërguar inicitivë që të thërras seancë për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare 2020 në përputhje me dekretin me fuqi ligjore.

“Me përfundimin e gjendjes së jashtzakonshme hyn në fuqi Kodi Zgjedhorë dhe në përputhje me Kodin Zgjedhorë sipas nenit 12 siç thuhet, kryetari i Kuvendit duhet me vendim të përcaktojë datën e zgjdhjeve. Derisa në KShZ nuk vjen vendim me datë për zgjedhje e parëndësishme kurdo që të jenë unë nuk shoh asnjë arsye që KShZ të konvokon seancë, që do të thot se do të presim a do të kemi një vendim të tillë.Pranova një iniciativë nga një pjesë e disa nga kolegët e mi për konvokimin e seancës nëpërmjet të cilës thirren në dekretin me fuqi ligjore. Por unë nuk do të ftoj një seancë të tillë e cila bazohet në dekretin me fuqi ligjore pasiqë nga sot ne nuk kemi gjendje të jashtzakonshme.”- tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Kondarko, Vitanovski, Risteska, Salihi: KSHZ të nis aktivitetet zgjedhore

Boris Kondarko, Janaqe Vitanovski, Radica Risteska dhe Enver Salihi janë katër anëtarët që kanë nënshkruar për thirrje të seancës. 4 anëtarët e KSHZ-së përmes iniciativës kërkojnë vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore në përputhje me dekretin e ri të qeverisë, e që kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski të thërrasë seancë. Po ashtu kërkohet që në këtë seancë të sillet edhe orari i reviduar ku do të parashikohen të gjitha veprimet e mbetura zgjedhore.