Maqedonia e Veriut në pritje të korrnizës negociuese me BE-në

Shpërndaje

Korrniza negociuese ende nuk është finalizuar dhe nuk paraqet dokument publik, por pritet draft-verzioni i saj shumë shpejtë, eventualisht më 9 ose 10 qershor të publikohet, ndërsa Konferenca e parë ndërqeveritare (KNQ) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të mbahet në këtë vjeshtë, të paktën sipas parashikimeve të diplomatëve të Maqedonisë dhe Evropës, kompetent për proceset eurointegruese.

Dokumenti nuk do të dallohet shumë nga korrniza, e cila është përgatitur për vendet tjera në rajon, përveç që në të do të integrohet metodologjia e re, e cila ishte miratuar nga Këshilli Evropian.

Draft-verzionin e korrnizës negociuese, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane dhe negociues politik me Unionin, Bujar Osmani mund ta presim më 9 ose 10 qershor. Ai në fillim të javës deklaroi se ajo do të ndiqet me raport të shkurtër për përparimin në reforma.

Prejse Komisioni Evropian do ta publikojë draft-verzionin e korrnizës negociuese, vendet anëtare do t’i nxjerrin pozicionet e tyre nacionale dhe në fund bëjnë përpjekje për të arritur deri te konsensusi.

Pres dhe shpresoj që ky propozim do të jetë neutral, në lidhje me pozitat e vendeve të ndryshme anëtare, por më shumë do të themelohet në parimet e funksionimit të BE-së. Pres që prejse do të publikohet, çdo vend duke e përfshirë edhe Bullgarinë, do të përpiqet ta imponojë pozitën e tij nacionale. Por, kordinohemi, ne i konfirmuam pozitat tona shtetërore, për atë që ju dëshironi dhe cili është verzioni më i mirë. Si shtet kandidat ne jemi në pozitë të ndikojmë në korrnizën negociuese, por do të lobojmë dhe do të punojmë”, porositi Osmani.

Eurokomisari për Zgjerim Oliver Varheji, në fillim të javës paralajmëroi se korrnizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të publikohen në “ditët në vijim”.

Euroambasadori Samuel Zhbogar sërish të enjten theksoi se tani për tani nuk mund të tregojë se çka do të përmbajë në vete korrniza negociuese, e cila ende nuk është finalizuar, por përmendi se ajo do të ketë strukturë të ngjashme, sikur edhe dokumentet e tilla për vendet tjera të rajonit.

Në lidhje me mundësinë me të të përfshihen edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë, Zhbogar potencoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë element i rëndësishëm nga procesi i zgjerimit.

“Kjo konfirmohet edhe nga një pjesë e vendimit të Këshillit Evropian në mars. Nevoja e vazhdimit me zbatimin e marrëveshjeve të arritura me fqinjët dhe zhvillimi i përhershëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore gjithsesi që do të adresohet në korrnizën negociuese”, deklaroi Zhbogar.

Ai theksoi se eurokomisari për Zgjerim Varheji ka konfirmuar se korrniza negociuese do të publikohet në qershor dhe beson se ende qëndron në këtë datë.

Ministri gjerman për Çështje Evropiane Mihael Rot në konferencë në Qendrën Politike Evropiane këtë javë shfaqi shpresë se Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet në vjeshtë.

Konferenca ndërqeveritare e emëron de fakto fillimin e negociatave për anëtarësim me Unionin dhe hapje të kapitullit të parë.

“Unë isha shumë i pakënaqur që disa vende anëtare të BE-së me reputacion e nënvlerësojnë rolin e Ballkanit Perëndimor në paqen dhe stabilitetin e Evropës, Interesi ynë i përbashkët është ta stabilizojmë Ballkanin Perëndimor”, tha ministri gjerman për Evropë, vendi i të cilit nga korriku e ndërrmer kryesimin me BE-në nga Kroacia.

Maqedonia e Veriut pas 15 vitesh status të kandidatit dhe me mbi dhjetë rekomandime të njëpasnjëshme të KE-së për hapje të negociatave, më 26 mars të këtij viti nga Këshilli Evropian i është dhënë dritë e gjelbërt për fillim të negociatave.

“Liderët evropian arritën marrëveshje politike për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është mirënjohje për reformat e rëndësishme të bëra nga ana e dy vendeve të cilat treguan vullnet të fortë politik për vazhdimin e rrugës drejt BE-së”, publikoi atëherë në Tuiter kryesimi kroat me BE-në.