Një shofer tenton t’i shtypë me kamion protestuesit në Minneapolis të SHBA-së

Shpërndaje

Shoferi i një cisterne duket se qëllimisht është përpjekur ta shtypë turmën e protestuesve në një urë në Minneapolis. Sidoqoftë, asnjë protestues nuk u godit nga kamioni.

Një grumbull i madh i protestuesve e kishin bllokuar urën perëndimore “Interstate 35” afër qendrës së qytetit Minneapolis të dielën në mbrëmje, kur ata e panë një kamion që po vinte me shpejtësi drejt tyre.

Turma e njerëzve u shpërnda në panik anash urës kur kamioni u afrua. Disa njerëz ishin në rrezik për t’u goditur nga automjeti i peshës së rëndë. Disa protestues ia hodhën biçikletat në rrugë për t’ia bllokuar lëvizjen.