Osama Muadini: Ligji për administratorët një mashtrim i radhës për qëllime elektorale

Shpërndaje

Administrata!… Avansimet!… Ligji !

Çdo herë që vijnë Zgjedhjet, BDI në vrap pas administratorëve shqiptarë ?!…

1.Për cilët administratorë po na lavdëroheni ?…
2.Për çfarë avansimi të tyre flisni?…
3.Çfar përban ligji ?…

1. Administratorët të cilët rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga më shumë se 10 vite e që ju i shfrytëzoni si ushtarë partiak ! Administratorët të cilët punojnë më shumë se 10 vite e që ende janë në nivelin e “Pomlad Sorabotnik” !…

2. Avansimi i administratorëve nga numri i atyre që rrijnë në shpi, pa ditur dhe pa punuar asnjë akt të vetëm, në vend të atyre që punojnë dhe kanë përvojë më shumë se 10 vjet!… Avansim i thuani ju ku asnjë akt që punon një administratorë shqiptarë nuk mund të kaloj pa nënshkrimin e Udhëheqësit të tij maqedonas !
3. Ligjin për të cilin lavdëroheni është më shumë diskriminues se sa avansues sepse përfshin vetëm një kategori të administratorëve, atyre me shkolla të mesme!…
Por, sipas ligjit edhe ky avansim nuk do të ndodhë të paktën jo gjatë 2020 për këto arsye:

1. Ligji nuk është Obligativ, por taksativisht gjithkund shkruhet “mundet” !…
2. Sipas ligjit, avansimi “mundet” të bëhet nëse ka vullnet Punëdhënësi respektivisht Udhëheqësi i Institucionit !…
3. Sipas ligjit, avansimi “mundet” të ndodhë nëse paraprakisht parashihen vende të punës në Sistematizimin e Institucionit përkatës !…
4. Sipas ligjit, avansimi “mundet” të bëhet duke ndryshuar statusin e administratorit nga i punsuar me shkollë të mesme, në atë me fakultet, pra duhet të hapen vende të reja të punës me status të “Pomlad Sorabotnik” !…
5. Sipas ligjit, avansimi “mundet” të bëhet nëse paraprakisht janë siguruar mjete finansiare, gjegjësisht nëse Institucioni përkatës ka paraparë mjete në Buxhetin për vitin 2020.

Pra, meqë Buxheti për 2020 ka kaluar dhe për këtë ligj nuk janë siguruar mjete finansiare as nga Qeveria e as nga Institucionet përkatëse, atëherë Ligji “nuk mundet” të realizohet.

Të presim vitin 2021 nëse “mundet” të bëhet një gjë e tillë.

Këta të “МОЖЕМЕ- MUNDEMI” si duket nga ky Ligj kanë marrë edhe slloganin e tyre ?!…