Pamje të rënda nga aksidenti në Pukë, makina bie 50m në humnerë (Video)

Shpërndaje

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Qadë Mali-Bajram Curri, ku humbi jetën një i moshuar rreth 70 vjeç.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet se mjeti tip “Benz”, me targa AA 206 AL, ka rënë rreth 50 metra në humnerë.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Mark Nika, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht një grua dhe një fëmijë, që ndodheshin në mjet, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hetimet e para bën me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.