Përurohet lapidari kushtuar 17 martirëve nga Guri i Kuq (Foto)

Shpërndaje

Sot është bërë përurimi kushtuar 17 martirëve nga fshati Guri i Kuq të rënë më 31 mars të vitit 1999.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jemi mbledhur sot, në oborrin e shkollës fillore në fshatin Guri i Kuq, mu në Ditën e Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, të shpalosim një lapidar në kujtim të jetës dhe veprës së shtatëmbëdhjetë martirëve nga fshati Guri i Kuq, lapidar ky i cili na dëshmon neve dhe brezave pas nesh, se liria i ka rrënjët në gj*ak, atë kemi detyrim ta ruajmë, forcojmë, zgjerojmë e përparojmë, sepse, çmimin e lirisë e kanë paguar njerëzit e këtij vendi, me gja*kun dhe jetën e tyre – dëshmorët dhe martirët”.

“Pushtuesi serb ka bërë krime dhe mas*akra të tmerrshme në këto troje, vetëm pse ishim shqiptarë dhe kishim të drejtë për lirinë tonë të shkelur nga Serbia”.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të tij:

Krimet e shtetit serb janë të rënda dhe kurrë nuk plaken. Serbia zgjodhi mjetet më çnjerëzore për të vr*arë: pleq, gra, të rinj e të reja, fëmijë e foshnje-nuk la mjet pa e përdorur për të ç’farosur shqiptarët nga trojet e veta. Dogji shtëpi e bagëti, vodhi e plaçkiti, dëboi e torturoi shqiptarët e paarm*atosur.

Në Pastasel u mas*kruan 106, e vetëm nga Guri i Kuq, nga Serbia dhe aparati i saj policor dhe ushtarak u vr*anë: shtatëmbëdhjetë(17) martirë, andaj këta emra të skalitur në këtë pllakë-lapidar janë historia më e re e përgja*kshme e këtij populli.

Ne kemi detyrim njerëzor e moral dhe që të mirëmbajmë e kultivojmë këto vlera, t’i ruajmë këto përmendore dhe të marrim mësim nga veprat e të rënëve për liri.Si njeri, si shqiptar dhe kryetar komune, po në këtë frymë jam i përkushtuar që të nderojmë kujtimin e tyre, duke punuar me nder e përgjegjësi për të korrur sa më shumë suksese të cilat i kontribuojnë popullit dhe vendit tonë.

Ju bëj thirrje të punojmë sa më shumë e të jemi bashkë, të vazhdojmë rrugëtimin përpara, duke e mbajtur çdo ditë gjallë kujtimin për të rënët. T’i ruajmë e të kujdesemi për mirëmbajtjen e lapidarëve, t’i kujtojmë e nderojmë dëshmorët dhe martirët, është detyrë e secilit nga ne, njëkohësisht, prej nesh kërkohet t’i japim jetë, fuqi, zhvillim dhe përparim atdheut tonë.

Projekti i lapidarit është realizuar në bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe banorëve të fshatit.