Qeveria: Për momentin nuk ka nevojë të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Gjendja e jashtëzakonshme prej 14 ditëve përfundon të shtunën, më 14 qershor. Nëse nuk vazhdohet, kjo do të thotë se më 5 korrik duhet të mbahen zgjedhjet, por si problem përsëri paraqitet numri i rritur i të infektuarve nga Covid 19, informon Zhurnal.

Nga Qeveria lidhur me atë nëse od të kërkohet përsëri të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme shprehen se ditëve të ardhshme do të vendoset për të gjitha çështjet e hapura. Gjithsesi, potencojnë se për momentin konsiderojnë se nuk ka nevojë për t’a vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme.

“Qeveria për këtë dhe çështje tjera lidhur me Covid 19 do të debatojë dhe vendosë gjatë ditëve të ardhshme. Sipas vlerësimeve, për momentin nuk ekzistojnë mundësi dhe nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke patur parasysh se sistemi shëndetësor është i përgatitur për periudhën që na pret, masat ekonomike janë të rregulluara dhe janë në fazë të implementimit, ndërsa për restriksione të reja eventuale në të ardhmen, nuk është e nevojshme gjendje e re e jashtëzakonshme”, shprehen nga Qeveria.

Zgjedhjet u shpallën më 16 shkurt dhe duheshte të mbahen në afatin prej 60 ditëve. Por me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, afati sipas Qeverisë është ngrirë, dhe vazhdon të rrjedhë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria më 22 mars e solli rregulloren për zgjedhje.

Sipas kësaj rregullore, zgjedhjet duhet të mbahen në afat prej 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, apo në këtë rast, më 5 korrik.