Rama tregon inevstimet që do kryehen në Sarandë: Nga aeroporti tek bulevardi i Ksamilit

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme të prezantimit të tunelit të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe disa prej investimeve që do të kryejë në qytetin e Sarandës.

Një premtim i kryeministrit Rama ishte ndërtimi i aeroportit të Sarandës.

“Përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën, ai i Vlorës, do të ndërtohet, dhe një tjetër aeroport shumë herë i përfolur do të ndërtohet, ai i Sarandës.

Por kyçi mbetet Llogaraja, sepse distanca zgjatet jo vetëm si kohë, pro edhe si vështirësi në segmentin që e njohim të gjithë, që gjarpëron për të kapërcyer malin e Llogarasë”, tha kryeministri.

Gjithashtu, Rama u ndal edhe tek shëtitorja që pritet të ndërtohe në Ksamil, pas asaj që po kryhet në Sarandë.

“Aktualisht po punohet në Shëtitoren e Sarandës dhe më tutje do të vazhdojmë me realizimin e projektit që bëhet aktualisht për Ksamilin”, u shpreh Rama gjatë konferencës së sotme.