Reagon ashpër Kurti për heqjen e reciprocitetit: Qeveria Hoti edhe të shtunën në shërbim të Serbisë!

Shpërndaje

Më pak se dy ditë Qeveria Hoti-Rakiq kanë marrë vendim për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, pas këtij vendimi ka reaguar ashpër ish Kryeministri Albin Kurti ku thotë, “Qeveria Hoti edhe të shtunën në shërbim të Serbisë!”, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Albin KURTIT:

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.