Rrruga nga Gjermania në Kërçovë gjatë pandemisë! Askund nuk pata problem, vetëm në kufirin e Maqedonisë!

Shpërndaje

Pandemia ka bllokuar gjithëçka në botë sidomos kufijtë për udhëtime të ndryshme.
Mërgimtari dhe aktivisti i shquar Fikret Feta ose ndryshe i njohur Ficho Basha është ndër të parit që morri rrugën drejt vendlindjes dhe Uskanës së tij që e do aq shumë.

Ai me veturën e tij privata para dy ditëve u nis drejt Kërçovës së tij të dashur edhe ose është kohë pandemie.
Si ishte rruga nga Kaseli i Gjermanis deri në Kërçovë të Maqedonisë Veriore ekslusivisht e ka përshkruar për redaksin kercova.net detalisht, përjetimet dhe provojat gjatë udhëtimit.

Së pari bëra testin korona këtu në Gjermani të cilin e kërkojn nëpër kufijt e ndryshëm sidomos në Maqedonin Veriore.

Pasi mora rezulltatet e testit u nisa mënjëher drejt vendlindjes me dëshirën më të madhe si çdo mërgimtar.

Rruga në të gjitha kufijtë shkoi pa probleme në shum vende as që ma kërkuan testin për korona.
Gjermani – Austri – Sloveni – Kroaci – Sërbi por puna ngeci vetëm në kufirin tonë të Maqedonis Veriore.
Vetëm shteti jonë na mbajti me orë të tëra duke na malltretuar me pyetje banale dhe mbajtur pa pasur as edhe një argument!

Kufitarë shum të pa përgaditur dhe të pa përgjegjshëm mund të them lirish jash gjitha normave që kërkohen.
Nuk ishin në vetëdije as çka pyesin as po cka përgjigjen por vetëm bllokonin rrugën kot e kot edhe pse ne kishim gjithçka.

Provoja ime e hidhur më bën të ju them mërgimtarve që mos e bëjnë gabimin e im sidomos ata që jan me fëmij të vegjël.
Deri sa Maqedonia të vendosi persona më kompetent dhe më të përgjegjëshëm gjat kësaj kohe të pa kohe nuk ja vlen të shkohet në vendlindje, pritni më mirë deri sa të kaloi gjith kjo rrëmuj.

E di qe ju ka marr malli edhe un për at e morra gjith rrugë por besoni malltretimet që përjetova un edhe pse i kisha të gjith në regull nuk ja vlen që për momentin të udhëtohet drejt Maqedonis Veriore.

Testi duhet të jetë PCR ndryshi nuk pranohet i cili në gjermani koshton 160 euro ndërsa si kam dëgjuar në zvicer diku 360 franga i cili të mundëson hyerje në Maqedoni.

Ajo çka më mundon edhe më shum është se edhe pse i kam të gjitha që kërkohet prapë jemë i obliguar të qëndroj në karantin shtëpiak për 14 ditë.

Pra nëse prap e vendosni të vini në vendlindje patjetër duhet të keni testin covit-19 me PCR.

Ne si redaksi kercova.net falimenderojm mërgimtarin dhe aktivistin e pa lodhur Fikret Fetën nga zemra për këto info shum të vlefshme sidomos për mërgimtarët që duan ose bëhen gati të udhëtojn drejt vendlindjes.

Foto nga Kufiri: