Taravari në ‘Enter’: “Kryeministri shqiptar” asgjë më shumë se një demagogji e BDl-së

Shpërndaje

Ideja e BDl-së për kryeministër shqiptar është asgjë më shumë se një demagogji, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. Ai shton se nuk ka qenë e ndaluar ndonjëherë që kryeminsitri të jet shqiptarë, ndërkaq shtron pyetjen se pse BDl nuk e propozoi këtë ide kur i mori 19-20 deputetë.

“Ne nuk jemi aspak kundër idesë për të qenë një kryeminstër shqiptar, bile mendojs e kemi shumë kuadro të aftë të cilët mund të jenë në këtë post. Mua më habit hipokrizia e z. Ahmetit i cili kur zgjidheshte herën e parë një kryetar i parlamentit i cili ishte shqiptar, z. Ahmeti nuk e mori guximin që të shkojë dhe ta votojë kuadrin e vet. Domethënë ne e kemi treguar çdo herë se kur flitet për interes shqiptar as që diskutohet që jemi aty, por e them se është demagogji sepse tash kur e shohin dhe përgatiten për të shkuar në opozitë…se ato kanë informata sikur që kemi edhe ne edhe ato i kanë po të njejtat anketa dhe e shohin se janë më partia e dytë shqiptare, apo koalicioni tash Aleanca-Alternativa është para atyre, z. Ahmeti nuk është mësuar këto 18 vjet që të ketë opozitë e cila do ta fiton, është mësuar të ketë një opozitë me të cilën ka bashkëpunu, dhe tashmë një koalicionim shqiptar është agti duke e fituar dhe me siguri ata prej opozite do ta proklamojnë këtë ide se s’duhet të hyhet në Qeveri, se ato të ishin do të bëheshte kryeministri shqiptar. Prap po e them, ata e kanë pas mundësinë”, deklaroi Taravari.