Të sht.ëna me ar.më zjarri, pl.agoset një person në Çair

Shpërndaje

Në orët e hershme të mëngjesit në SPB Shkup është denoncuar se në lagjen Çair në afërsi të një restoranti një person ka sht*ënë me ar*më zjarri në drejtim të personit me iniciale K.T. 24 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe i ka shkaktuar pl*agë në këmbë.

I pl*agosuri menjëherë është dërguar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” për trajtim mjekësorë.

Në vendngjarje kanë dal ekipi hetimor i MPB-së për të kryer ekspertizën, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit do të ngritët padi adekuate.

Njoftimi nga policia:

Gjatë ditës së sotme rreth orës 5 e mëngjesit, në rrugën ‘Arhiepiskop Distej’, në Komunën e Çairit, është pl*agosur një person i cili ka drejtuar një motoçikletë.

Personi menjëherë është dërguar në spital, ndërsa policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur gjashtë gëzhoja nga pistoletë.

“Më 02.03.2020 në orën 5:45 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një lokali dhe çerdhe në rrugën ‘Arhiepiskop Dositej’ në Shkup, një person ka përdorur ar*mën drejt K.T (24), i cili ka drejtuar motoçikletë, dhe që është lënduar në këmbë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ku në vendngjarje janë gjetur dhe marrë gjashtë gëzhoja” thonë nga MPB.