Variacionet stilistike dhe semantike të fjalës BASHKIM

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Ata që e propagojnë fjalën e preferuar në gjuhën shqipe Bashkim duhet të na sqarojnë për cilin variacion semantik dhe stilistik e kanë fjalën! A e kanë fjalën për kuptimin e fuzionimit apo shkrirjes dhe përzierjes; apo të fjalës unifikim gjegjësisht të bashkimit të të barabartëve!

Si në politikë ashtu edhe në linguistikë, kemi dy lloje të bashkimit (të fjalive):

1. Kjo fjalë nënkupton bashkimin e të barabartëve me ruajtjen e diversiteteve apo të llojllojshmërive, gjegjësisht Bashkim ndërmjet të barabartëve me në krye të Përzgjedhurin prej të gjithëve, ose

2. Shkrirje apo bashkim pas njërit prej të Pazgjedhurit prej të gjithëve?!

Me një fjalë, a kemi bashkim me bashkërenditje (të fjalive të pavarura) apo me nënrenditje (të fjalisë kryesore me fjali të varur-a?

Opcioni i parë do të ishte i pranueshëm politikisht, ndërsa opcioni i dytë jo, pasi që nënkupton shkrirje gjegjesisht varësi nga fjalia kryesore, gjegjësisht nga njëri person që e ka fjalën kryesore!

P.S. Kjo ishte në fakt edhe ideja e Platformës apo Deklaratës së partive politike, që kurrë nuk u zbatua në praktikë, sepse dikush nuk deshti t’i trajtonte të tjerët si të barabartë, por të varur prej fjalës së tij kryesore!