Zaev: Koncepti i Bashkimit Demokratik është nacional populist, ka ardhur koha që kjo parti të kalojë në opozitë

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë ka komentuar idenë e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër shqiptarë, duke e cilësuar atë si populiste dhe se sipas tij nga kjo ide do të humb edhe vet Bashkimi Demokratik.

“Kjo që promovohet sot nga Bashkimit Demokratik për Integrim është vetëm koncept nacional populist, asgjë tjetër. Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe BDl-ja. Qytetarët duhet t’i tërheqim si kandidatë, duke filluar nga unë dhe pastaj të gjithë të tjerët në politikë. VMRO-DPMNE-ja dhe BDl-ja mbeten bashkë në opozitë dhe ata si Bashkimi Demokratik për Integrim ndihmojnë me këtë narrativ që të kalojnë në opozitë.

Vërtetë, pas 17 vitesh pozitë, është e shëndetshme për shtetin që BDl-ja të kalojë në opozitë por është e shëndetshme edhe për to sepse në opozitë partitë përmirësohen, reformohen, etj. Këtë e them si qëndrimin tonë në LSDM por në fund e përcaktojnë qytetarët në zgjedhje.

Në fund, që ta verifikoj këtë qëndrim, le të mundohet pak BDl-ja të fitojë vota maqedonase, boshnjake, turke dhe nga bashkësitë tjera, ose VMRO-DPMNE-ja të përpiqet të fitojë vota shqiptare dhe nga bashkësitë tjera, atëherë të nominojnë kandidat për kryeministër”, tha Zaev.