Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi keqpërdor automjetet e komunës për vendosjen e banderolave të BDl-së (Foto)

Shpërndaje

Fushata zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, siç duket nuk njeh kufi të etikës politike. Partia e Ali Ahmetit edhe gjatë kësaj fushate shihet duke keqpërdorë gjithçka, ku mbrëmë kjo parti nëpërmjet shërbimeve të ndryshme nga Komuna e Tetovës, ka shkelur edhe njëherë rregullat dhe etikën e lojës fair-play në zgjedhje. Mbrëmë në orët e vona, automjetet e komunës së Tetovës të Teuta Arifit, janë kapur duke vendosur banderola të BDl-së në qytetin e Tetovës. Këto automjete komunale, me urdhër të Teuta Arifit kanë dal në shërbim të BDl-së, duke bllokuar gjitha rrugët e qytetit, vetëm që t’i shërbejnë partisë e jo popullit.