Në ditën rekord me raste të reja, Afrim Muqiqi këndon në një dasmë?!

Shpërndaje

Këngëtari i famshëm Afrim Muqiqi mbrëmë ka mbajtur dasmë në një nga restaurantet në Kosovë. Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se si këngëtari Muqiqi po argëton dasmorët.

Kujtojmë se Qeveria Hoti ka vendosur si masë parandalimi të përhapjes së Covid-19 që të ndalohen tubimet mbi 50 persona dhe dasmat në restorante të mbyllura bëjnë pjesë në këtë kategori që nuk është lejuar ende zyrtarisht.

Teksa menaxhimi me pandeminë është në prag të kolapsit dhe Kosova po prinë në rajon dhe Europë me raste për 100,000 banorë përkundër testimeve të pakta, dasmat po dalin të jenë vështirë të ndalueshme.

VIDEO