Rita Ora tregon talentin e saj në pikturim (Foto)

Shpërndaje

Ajo ka qenë e bllokuar së fundmi për shkak të coronavirusit, teksa është regjistruar si vullnetare në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar).Dhe Rita Ora i la pak vend imagjinatës, ndërsa bëri një paraqitje mjaft atraktive në rrjetet sociale të premten, shkruan DailyMail.Krijuesja e hitit “Anywhere”, 29 vjeçe, vuri në pah linjat e saj atraktive në disa fotografi të publikuara në Instagram, ku shfaqej me një bluzë jargavani, e cila ishte transparente dhe vinte në pah gjoksin e saj.

Rita dukej e lumtur dhe e kënaqur ndërsa shijonte diellin në kopshtin e saj, duke shfrytëzuar sa më shumë motin e mirë gjatë fundjavës së Pashkëve.Ajo vendosi disa emoji me lule rozë, në mënyrë strategjike te gjokset e saj, duke qenë se bluza ishte pak transparente.Ora e kombinoi bluzën e san ngjyrë vjollcë me pantallona të shkurtra të zinj dhe një palë syze dielli të çuditshme blu.

Duke shfaqur pamjet e një peme të pikturuar, ajo shkruajti: “Dje u ula në kopsht, vizatova një pemë dhe pikturova në fytyrën time. Për ata që janë me fat që të pasqyrojnë me të vërtetë çfarë bëtë? Gëzuar të premten!”.Piktura e saj është pëlqyer dhe komplimentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj të shumtë.

FOTO INSTAGRAM RITA ORA