Partitë dorëzojnë 82 ankesa në KSHZ

Shpërndaje

Në KSHZ gjatë orëve të pasditës, përveç pesë ankesave të dorëzuara, kanë arritur edhe 77 ankesa për zgjedhjet. Nga ata, siç informojnë nga KSHZ-ja, 74 janë nga koalicioni Aleanca – Alternativa, ndërsa dy nga VMRO-DPMNE, raporton MIA.

KSHZ-ja nuk precizon se me çfarë kanë të bëjnë ankesat e koalicionit Aleanca – Alternativa.

Ankesa për procesin e votimit kanë mundur të dorëzohen deri në ora 21 të ditës së sotme, ndërsa afati për ankesa lidhur me mbledhjen e rrezultateve përfundon nesër në ora 19:30.