Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në 10 qytete për shkak të Covid-19

Shpërndaje

Në dhjetë qytete të Serbisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numri të personave të infektuar me koronavirusin e ri (Covid-19) ku tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 15.829, prej të cilëve 306 kanë ndërruar jetë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Kraljevë, Novi Pazar, Tutin, Kragujevac, Vranje, Ivanjica, Beograd, Shabac, Çaçak dhe Arilje.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 325 raste të reja ndërsa 8 persona kanë ndërruarr jetë. Në Zemun vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 175 raste të reja. Që nga e hëna, arena Beograd, respektivisht arena “Shtark” do të shëndërrohet në spital të përkoshëm me 500 shtretër.

Serbia gjithashtu ka prezantuar edhe masa mbrojtëse si mbajtja e detyrueshme e maskës në të gjitha ndërtesat publike, mbajtja e distancës prej një metër e gjysmë, mbajtja e maskës gjatë shfrytëzimit të transportit publik, ndalohet puna e objekteve hotelerike dhe gastronomike në rajonin e Beogradit prej orës 23:00 deri në orën 06:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se 100 personave në hapësira të mbyllura dhe 500 personave në hapësira të hapura./Alsat