Vuçiq: Flet serbisht, apo kupton? – Hoti: Kuptoj (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Derisa kanë hyrë në takimin e ndërmjetësuar nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ata janë përshëndetur përkitazi më situatën me pandeminë (me bërryla), por edhe kanë shkëmbyer ca fjalë.

Pas “Përshëndetje” – “Përshëndetje” në anglisht, Vuçiq i është drejtuar Hotit në serbisht, transmeton Klan Kosova.

“Flet serbisht, apo kupton”, ka pyetur Vuçiq, Hotin.

“… kuptoj”, është përgjigjur Hoti.

Më poshtë keni pamje nga përshëndetja e tyre deri të hyrja në takim.