A do të jenë shqiptarët pjesë e Qeverisë serbe?

Shpërndaje

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, dukej se kishin gjetur një gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.

Mirëpo, një pengesë në këtë drejtim u paraqit pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, qytet me 12 mijë banorë në jug të Serbisë.

Katër parti shqiptare ranë dakord të qeverisin në Bujanoc, pa pjesëmarrjen e partive serbe, kështu që koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila fitoi 10 vende dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) me tre këshilltarë, mbetën në opozitë.

Ky problem, që u paraqit në nivel lokal, u zhvendos edhe në atë qendror, duke çuar në një ftohje të raporteve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar ashpër këtë veprim të forcave politike shqiptare, madje duke deklaruar se hapësira e Serbisë për manovrim në bisedime me Kosovën do të shkurtohet, ndër të tjera, edhe për shkak të “krijimit të një qeverie të vetme shqiptare kundër serbëve në Bujanoc”.

Lajmi i plotë: Këtu