Artan Grubi po ‘lëkund’ Bashkimin Demokratik, 8 deputetë nuk votojnë Qeverinë?

Shpërndaje

Në Bashkimi Demokratik ende nuk janë tejkaluar mosmarrëveshjet për votimin e Qeverisë. Siç mëson InfoShqip, pakënaqësitë janë për kandidaturën e Artan Grubit për ministër të sistemit politik dhe zvkryeministër i parë.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe grupi i deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë të pakënaqur ende nuk kanë gjetur kompromis.

Nga 2 tanimë ka shkuar në 8 numri i deputetëve të pakënaqur të Bashkimit Demokratik, që nuk do të votojnë kabinetin qeveritar.

Tendosjet midis dy krahëve, në njërën anë Ahmetit dhe në anën tjetër Izet Mexhitit nuk kanë gjetur marrëveshje, ndërsa Zaevit si mandatar i kanë ngelur edhe pak ditë deri në sprovën në Kuvend.

Gjatë orëve të ardhshme sërish pritet të ketë takime për të gjetur kompromis midis dyja palëve.