Dërgohen në mbajtje për 48 orë dy qytetarët që u përle.shën me Policinë në Ferizaj (Video)

Shpërndaje

Dy të dyshuarit që ishin të përfshirë në një përle*shje me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme në Ferizaj, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Me urdhër të prokurorit dy personat që shihen në video duke u përle*shur me Policinë e Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, deklaroi Gashi.

Përle*shja u raportuar se ndodhi për shkak të mos vendosjes së maskës.

Gashi gjatë mbrëmjes së djeshme ka dhënë detaje për Insajderi-n, për këtë përle*shje midis dy policëve dhe dy qytetarëve në Ferizaj, për çka thotë se “policia ka qenë në kryerje të detyrës dhe sipas udhëzimeve shtetërore i ka ndaluar dy qytetarë që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID”.

“Në momentin kur personave në fjalë u është kërkuar letërnjoftimi, qytetarët kanë refuzuar dhe kane filluar sulmin ndaj policëve në detyrë”.

“Rreth orës 21:00, e premte, gjatë kryerjes se detyrës sipas udhëzimeve shtetërore, dy policë i kanë ndaluar dy qytetarë që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID, dhe në momentin që u është kërkuar letërnjoftimi, personat në fjalë ka filluar sulmin ndaj dy policëve”.

“Sa i përket dy policëve, ata kanë marre tretmanin e nevojshëm mjekësor meqë gjatë përle*shjes kanë marre dhe lëndime trupore”, ka thënë në fund Gashi. /Insajderi.com/

VIDEO