Liban, shkon në 100 numri i vik.timave dhe mbi 4000 të pla.gosur

Shpërndaje

Libani është në zi pas një shpër*thimi të madh në kryeqytetin Bejrut i cili vr*au të paktën 100 njerëz dhe pla*gosi më shumë se 4000 të tjerë.

Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet.

Ai ka ftuar një takim urgjent të kabinetit për sot dhe tha se paralajmëroi se do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për dy javë.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 66 milion dollarë fonde të urgjencës.

“Ajo që ne po shohim është një kata*strofë e madhe” tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani për mediat lokale.

“Mbi 100 persona kanë humbur jetën. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth”, shtoi Kettani.