Murati: LDK votoi për rritje të buxhetit për Thaçin e kundër maskave falas për qytetarët

Shpërndaje

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes llogarisë në Facebook ka hedhur akuza ndaj LDK-së e cila sipas tij votoi kundër që qytetarët të kenë maska falas, mirëpo nuk votoi njëjtë edhe kur ishte fjala për rritje të buxhetit për presidentin, Hashim Thaçi.

“Sa për rikujtim, në seancën që u votua rishikimi i buxhetit, LDK-ja votoi amandamente në vlerë rreth 20 milionë euro për: – Rritjen e buxhetit të Presidentit Thaçi – Rritjen e buxhetit të RTK-së – Rritjen e buxhetit për mbrojtje në Gjykatë Speciale. Ndërsa votoi kundër shpërndarjes së maskave falas për qytetarët që do të kushtonte 3 milionë euro”, ka shkruar Murati.

Ai i quan “hiporitë” deputetët e LDK-së pas sipas tij “Me ba me i ngu, fjalimet krejt i kanë se si po brengosen për qytetarët. Ama me votë, buxhetin Hashimit”.