Protestë për mbrojtjen e lumit në Serbi, banorët shkatërrojnë tubat e hidrocentraleve

Shpërndaje

“Njerëzit po largohen nga fshati. Nëse nuk ka lumë, nuk ka asgjë për ta”, tha banori Gjorgje Jovanov.

“Ka njerëz që jetojnë afër, ata kanë bagëti, kanë kopshte, lumi do të thotë shumë për ta”, shtoi një burrë tjetër. “Dhe pastaj, disa investitorë erdhën dhe ua ‘rrëmbyen’ lumin. Nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë.”

Rreth 100 hidrocentrale të vogla janë ndërtuar në Serbi, sipas Ministrisë së Mjedisit.

Kompania shtetërore e energjisë ofron stimuj dhe angazhime të forta për të blerë energji elektrike të prodhuar nga termocentralet me një çmim 50 për qind më të lartë sesa çmimi i tregut, raporton Euronews.

Mbështetësit e hidrocentraleve argumentojnë se ndikimi në mjedis është i njohur, por tregojnë për dëme shumë më të mëdha të shkaktuara nga gjenerimi i energjisë me qymyr. Ata thonë se Serbia duhet të bëjë një zgjedhje.